Telenews

Shefi i NATO-s nesër në Kosovës

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nesër do të jetë për vizitë në Prishtinë ku do të pritet nga autoritetet kosovare.

Turneun nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, Stoltenberg e nis të dielën me vizitën në Sarajevë, pas cka të hënën pasdite do të udhëtojë në Prishtinë, kurse të martën paradite në Beograd do të zhvillojë takime me zyrtarët serb.

Shkupi do të jetë etapa e fundit e vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e takimit joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni.

“Të mërkurën, më 22 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë, thuhet në njoftimin e NATO-s./Telenews/

Të ngajshme

Nga kjo e dielë do të flemë një orë më shumë, po kalojmë në orën e dimrit

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Absurdi në Kërçovë, partitë shqiptare ndahen – kandidati maqedonas fiton më shumë vota

Donat Hashani

Gashi: Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë ankesën e Listës Serbe për Rashiqin, s’ka bazë ligjore

Donat Hashani