Telenews

Shefi i Urgjencës, jep detaje për gruan që u gjet e vdekur në Prishtinë

Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli ka dhënë detaje për Portalin Dukagjini në lidhje me vdekjen e dyshimtë të gruas në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

“Në momentin kur ekipa ka shkuar e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat i ka pasur jashtë gojës, përmasa të gjakut ka pasur”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se tani e tutje me këtë rast është duke u marrë policia, hetuesia,  prokuroria si dhe mjekësia ligjore.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante.

“Eshtë gjetur një trup pa shenja jete (femer). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të beje me vdekje në rrethana te dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”.

Të ngajshme

Këto janë llojet e kancerit që shkaktojnë më së shumti vdekje te burrat dhe gratë –

KushtrimGuraj

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi

Pse kafeina i mbush me energji disa njerëz, ndërsa të tjerët mezi e ndiejnë? –

KushtrimGuraj