Telenews

Shefi i Wagner: Putin m’i vrau ushtarët, do të marr hak

Kreu i grupit mercenar rus “Wagner” ka akuzuar ushtrinë ruse për sulm ndaj trupave të tij, pretendime që sinjalizojnë një eskalim të madh konflikti brenda Rusisë.

Yevgeny Prigozhin tha se një “numër i madh” luftëtarësh të tij ishin vrarë dhe se ai do të drejtojë një “marsh për drejtësi” për të marrë hak.

Moska në anën tjetër mohon sulmin ndaj forcave të Wagnerit.

Një deklaratë e ministrit rus të mbrojtjes tha se “të gjitha raportet nga Prigozhin që shpërndahen në media sociale” mbi sulmet ruse ndaj kampesh të Wagnerit “nuk janë të vërteta dhe janë një provokim informacional”.

Mediat shtetërore ruse gjithashtu raportojnë se FSB-ja, shërbimet e sigurisë të Rusisë, kanë hapur një rast penal kundër Prigozhinit, duke e akuzuar atë për “thirrje për një rebelim të armatosur”.

Grupi Wagner është një organizatë paramilitare që ka luftuar së bashku me forcën ruse në Ukrainë. Në muajt e fundit, Prigozhin është bërë gjithnjë e më zëshëm në kritikat e tij ndaj udhëheqjes ushtarake të Rusisë.

Të ngajshme

Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj

E diela ‘ditë pushimi’ për Kurtin? Limaj i tha “Jo për qeveri, suksese ty”

KushtrimGuraj

Rutte mbështet thirrjen e Trump për ndalimin e luftës në Ukrainë në vijën aktuale të frontit

KushtrimGuraj