Telenews

​Shefja e UNMIK-ut dënon sulmet ndaj KFOR-it

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) të OKB-së dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë ditëve të fundit që shkaktuan zhvillimet e orëve të fundit.

Ajo ka dënuar ashpër veprimet që rezultuan me lëndime të rënda të personelit të KFOR-it, por edhe të civilëve, sot në komunën e Zveçanit.

“Dhuna në çfarëdo forme, përfshirë edhe kundër KFOR-it, të cilët janë të dislokuar për të ofruar një mjedis të sigurt në përputhje me Rezolutën 1244 (1999) të Kombeve të Bashkuara, është e papranueshme”, tha ajo.

PSSP Ziadeh shpreh solidaritetin me KFOR-in dhe u uron të gjithë të lënduarve, përfshirë civilët, shërim të shpejtë. Ajo thekson se humbja e jetëve duhet të parandalohet me çdo kusht.

Shefja e UNMIK-ut kërkon de-përshkallëzimin dhe bën thirrje për udhëheqje dhe veprime të përgjegjshme për të zbutur tensionet dhe për të shkuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme politike sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo tha se UNMIK-u do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me të gjitha pranitë ndërkombëtare në terren.

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Donat Hashani

Këto janë detajet që nuk do ti besoni se ndodhën në zgjedhjet lokale 2025

Donat Hashani

Ky është asambleisti më i votuar në Kosovë

Donat Hashani