Telenews

Shefqet Riza: Adelina Ismaili, nuk më ka shprehur ngushëllime për vrasjen e Triumfit

Shefqet Riza, babai Triumf Rizës ka dhënë një intervistë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini në lidhje me vrasjen e djali të tij, para 16 vjetësh.

I pyetur nga moderatori, Ermal Panduri, se nëse i ka shprehur ngushëllime e fejuara e djalit të tij, Adelina Ismaili, ai është përgjigjur shkurt me “jo”.

“P: A të ka shprehur ngushëllime Adelina Ismali?

R: Jo.

P:Nuk e keni takuar asnjëherë?

R: Gjatë kohës sa ka qenë e pamja e kam takuar, më kurrë se kam takuar. As nuk kam biseduar më të.”, ishte biseda mes tyre në “Debat Plus”.

Për vrasjen e 27 vjeçarit, që kishte ndodhur më 30 gusht të vitit 2007 në parkingun e lagjes Santea të kryeqytetit, i dënuar me 35 vjet burg është Arben Berisha.

Ndërsa për nxitjen në vrasjen e Rizës, është i akuzuar edhe Enver Sekiraqa por që rasti i tij ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë nga Gjykata.

Ilir Abdullahut, Arben Berisha, Fitim Avdiu dhe Rrahim Abdullahu, akuzohen se si grup i organizuar nga Enver Sekiraqa, kishin organiuzar vrasjen e Triumf Rizës, për motive të ulta.

Kjo sipas Speciales, kishte ndodhur për shkak se Riza, e kishte rrahur Sekiraqën në lokalin “Swiss Casino”.

 

Të ngajshme

Ministrat të konstatuar jolegjitimë, pengesë për të ballafaquar krizën në rritje të kostos së jetesës

KushtrimGuraj

Sefaj: Premtimi i Pecit për kthimin e pronave është mashtrim elektroal për vota, Komuna nuk ka kompetencë – ka vetëm gjykata dhe Kuvendi me ligj të veçantë

KushtrimGuraj

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

KushtrimGuraj