Për shkak të shembjes së “Don Shtjefën Kurti” një pjesë e Prishtinës ka mbetur pa rrymë.
KOSTT ka njoftuar se si pasojë e kësaj, pa energji elektrike kanë mbetur një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6.
“KOSTT njofton qytetarët se, si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV. Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike”.
“Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

