Telenews

Shembja e rrugës “Don Shtjefën Kurti” lë pa rrymë një pjesë të Prishtinës

Për shkak të shembjes së “Don Shtjefën Kurti” një pjesë e Prishtinës ka mbetur pa rrymë.

KOSTT ka njoftuar se si pasojë e kësaj, pa energji elektrike kanë mbetur një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6.

“KOSTT njofton qytetarët se, si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”  në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV. Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike”.

“Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 3 shtator

Rrezarta Ramaj

E dhimbshme: Laurent Krasniqi, ish-banori i BBVK-së, humbi jetën në aksidentin në Llukar –

KushtrimGuraj

E dhimbshme, viktima në aksidentin në Prishtinë është ish-banori i “BBVK” Laurent Krasniqi

Rrezarta Ramaj