Telenews

SHËNOI GOL DHE FESTOI ME SHQIPONJË, RASHICA FLET PAS BARAZIMIT ME ZVICRËN

Sulmuesi anësor, Milot Rashica, ka filluar të gjejë formën me Kosovën, duke shënuar edhe sot ndaj Zvicrës në barazimin 1-1.
Ky ishte goli i dytë në dy ndeshje radhazi, duke e quar në shtatë numrin e golave me ‘Dardanët’.
Ai shënoi sot në minutën e 53-të, ndërsa një gol e gjeti edhe në fitoren ndaj Burkina Fasos me rezultat 5-0.
“Shpresoj të vazhdoj kështu. Zhvilluam ndeshje të mirë si ekip, patëm raste edhe për ta fituar lojën. Këto dy ndeshje kanë shërbyer për të parë se ku jemi”.
“Këto dy ndeshje kanë qenë të mira, pasi kanë pasur rastin të luajnë shumica e lojtarëve”.
“Por sigurisht se ndeshja kundër Zvicrës ka qenë më e vështirë dhe e kemi matur veten në këtë ndeshje të fortë para se të grumbullohemi në ndeshjet e qershorit”, ka thënë Rashica pas ndeshje.

Të ngajshme

Milan synon transferimin e Jonathan David

KushtrimGuraj

Ky është klubi që i bëri Mourinhos “ofertën më të çmendur në historinë e futbollit”

KushtrimGuraj

Milan s’ka të ndalur, bën lëvizjen e duhur për Jonathan David

KushtrimGuraj