Telenews

Sherr në familje në Mitrovicë, babë e bir dyshohen për dhunë, kanosje dhe lëndim

vrasja-ne-bokshiq-te-klines,-policia-jep-detaje-per-rastin

Një rast i dhunës në familje është raportuar në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën e Veriut, ku janë përfshirë disa anëtarë të një familjeje, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 28 prill 2026 rreth orës 17:35, ndërsa rreth orës 18:00 rasti është raportuar në Polici nga viktima E. P., rreth 28-vjeçar , i cili ka njoftuar për një konflikt brenda shtëpisë së tij.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion katër persona: Sh. P., rreth 57-vjeçar, H. P., rreth 52-vjeçar, E. P., rreth 28-vjeçar dhe një i mitur E. P., rreth 17-vjeçar.

Pas intervistimeve nga njësia për dhunë në familje, si të dyshuar janë trajtuar Sh. P dhe E. P, ndërsa viktima në këtë rast konsiderohen H. P dhe E.P.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa procedohet në rrugë të rregullt.

Po ashtu, nga Policia është lëshuar urdhër mbrojtës i përkohshëm emergjent për dy viktimat.

Të ngajshme

Anu Prattipati s’komenton zhvillimet pas dështimit për zgjedhjen e presidentit

Valjeta Turkaj

E rëndë: Vetaksident në Gjakovë, humb jetën një person

Valjeta Turkaj

Reuters pas dështimit të presidentit: Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, në mes të një krize politike

Valjeta Turkaj