Telenews

Sheshet, parqet dhe stacionet e autobusëve në Prishtinë me shporta të reja

Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se tash e tutje, sheshet, parqet dhe stacionet e autobusëve në Prishtinë do të kenë shporta të reja xhepi.

Përmes postimit, ajo është shprehur se shportat e xhepit nuk duhet të shndërrohen në deponi.

“Shporta të reja xhepi tash e tutje vetëm në sheshe, parqe dhe pranë stacioneve të autobusit në Kryeqytet! Me Ilirikun dhe ekipin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike po vazhdojmë ndryshimet e domosdoshme për vetëdijësim dhe pastërti. Shportat e xhepit nuk duhet të shndërrohen në deponi. Jemi pak vonë sipas pritshmërive me kontejnerët e reja të mbeturinave nëpër lagje por shpejtë do të mbyllim edhe këtë proces”, ka shkruar tutje ajo.

Të ngajshme

Oficeri i FSK-së diplomon në Amerikë, përgatitet në inxhinieri ushtarake

Erzana Fazliu

Balotazhi i 9 nëntorit: VV e AAK i bashkojnë forcat në Prizren, Fushë Kosovë dhe Junik

Erzana Fazliu

Policia ka shqiptuar mbi 2400 gjoba në 24 orët e fundit, janë raportuar 62 aksidente

Erzana Fazliu