Telenews

“Shi” dronësh mbi Kiev, Rusia sulmon për të dytën natë radhazi kryeqytetin ukrainas

 

 

Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm me dronë në Kiev, për natën e dytë me radhë, drejt kryeqytetit ukrainas. Sipas kreut të administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan rreth 10 dronë në Kiev dhe periferi, të cilët fatmirësisht nuk shkaktuar të lënduar apo dëme.

Ndërkohë, autoritetet ruse thanë se një dron ukrainas që po fluturonte për në Moskë u rrëzua të shtunën. Ministria e Mbrojtjes tha se avioni pa ekuipazh u asgjësua mbi distriktin Bogorodsky në periferi verilindore të kryeqytetit.

Sulmet ajrore të së dielës kundër objektivave ukrainas pasojnë një valë sulmesh një natë më parë, me Kievin që tha se kishte rrëzuar 29 nga 38 dronët Shahed të prodhuar nga Irani, të nisur nga Rusia.

Të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky lavdëroi forcat e tij ajrore për rrëzimin e dronëve, të cilët mendohet të kenë qenë në numri më të lartë të lëshuar nga Rusia në më shumë se gjashtë javë. /Telenews/

 

Të ngajshme

Kurti thotë se mund të shkojnë edhe në zgjedhje, por që rezultati mund të thellohet në favor të partisë së tij

Donat Hashani

Kurti i vendosur: Albulena Haxhiu mbetet zgjedhja jonë për kryeparlamentare – nuk ka pazare politike

Donat Hashani

Pakistani filloi hakmarrjen, India pretendon se ka shkatërruar të gjitha dronët pakistanez

Donat Hashani