Telenews

Shiroka Pula takohet me përfaqësuesin e Luksemburgut, diskutohet mbështetja prej 50 milionë eurosh për Kosovën

Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Luksemburgu i ka ofruar Kosovës ndër vite, duke vlerësuar kontributin e këtij shteti në zhvillimin e vendit, transmeton IndeksOnline.

Vëmendje e veçantë iu kushtua kornizës së re të bashkëpunimit, përmes së cilës Luksemburgu do të vazhdojë mbështetjen financiare për Kosovën në vlerë prej 50 milionë eurosh për periudhën 2026–2030.

Sipas njoftimit, presidentja Shiroka Pula ka theksuar se kjo mbështetje dëshmon përkushtimin afatgjatë të Luksemburgut ndaj Kosovës dhe besimin në potencialin e saj zhvillimor.

Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Luksemburgut në avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, si dhe në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO.

Të ngajshme

Apeli vërteton dënimin, burgim i përjeshtëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Rrezarta Ramaj

Konjufca: Republika e Kosovës e ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj integrimit evropian

Rrezarta Ramaj

Endrit Azemi dërgohet në qeli për një muaj, zbulohet dosja e Prokurorisë për mashtrimin

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…