Telenews

Shitën drogë, bien në pranga 4 persona në Gjilan

Katër persona janë arrestuar sot në Gjilan, pasi dyshohet se janë përfshirë në shitblerje të substancave narkotike.

Të dyshuarit me inicialet V.S., L.N., L.M. dhe A.A., janë ndaluar për 48 orë. Ata dyshohen se kanë organizuar shitblerjen e substancave narkotike të llojit kokainë dhe heroinë.

Gjatë aksionit në katër lokacione të ndryshme, policia ka arritur të sekuestrojë heroinë, kokainë, para të gatshme, armë, veturë etj.

“Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në 4 lokacione të ndryshme, janë sekuestruar: – 1,549.2 kg heroinë, – 54.7 gr kokainë, – 2.010 euro para të gatshme, – 1 Armë e shkurtë Zoroki dhe 1 karikator me 15 fishekë, – 1 telefon mobil Samsung, – 3 peshore elektronike dhe – 1 automjet BMW”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Të ngajshme

Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë: LDK ka më së paku parregullësi!

Valjeta Turkaj