Telenews

Shiten krejt biletat për Zvicër-Kosovë, “Blick” parasheh mbështetje të madhe për Dardanët

Gazeta zvicerane “Blick” ka raportuar se të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë, tashmë janë shitur.

Ky veprim, sipas kësaj gazete, nuk është aspak i befasishëm duke pasur parasysh diasporën e madhe shqiptare në Zvicër.

“Siç pritej, biletat e St. Jakob Park janë shitur plotësisht paraprakisht për duelin kundër Kosovës. Ashtu si në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian në nëntor 2023, është mjaft e mundur që një pjesë e madhe e tifozëve në Joggeli do të mbështesin ekipin mysafir”, shkruan “Blick”, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, ky medium thotë se për ndeshjen e dytë kualifikuese të Zvicrës në kuadër të Kupës së Botës kundër Sllovenisë të hënën nuk pritet atmosferë e ngjashme.

“Vetëm rreth 8000 nga 33,996 biletat e mundshme janë shitur deri më tani”, shkruan “Blick”.

Ndeshja Zvicër-Kosovë luhet të premten në Bazel nga ora 20:45.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj