Chelsea ka qenë ndër klubet më aktivë gjatë afatit kalimtar të verës, duke ecur sipas një strategjie të qartë për të rifreskuar skuadrën dhe për të balancuar financat përmes një menaxhimi të kujdesshëm të transferimeve.
Krahas afrimeve të shumta, klubi londinez ka gjeneruar të ardhura të mëdha nga shitja e lojtarëve – mbi 200 milionë funte (rreth 230 milionë euro) – duke pasur një ndikim të rëndësishëm në bilancin financiar.
Shitja më e madhe e verës ishte ajo e Noni Madueke, i cili iu bashkua Arsenalit për 48.5 milionë funte (56 milionë euro). Pas tij vjen Kiernan Dewsbury-Hall, që kaloi te Evertoni për 32 milionë euro.
Ndër transferimet tjera të rëndësishme janë:
Joao Felix te Al-Nassr për 30 milionë euro
Djordje Petrovic te Bournemouth dhe Lesley Ugochukwu te Burnley për nga 29 milionë euro
Armando Broja te Burnley për 23 milionë euro
Chelsea gjithashtu shiti:
Mathis Amougou te Strasbourg për 13 milionë euro
Bashir Humphreys te Burnley për 12.5 milionë euro
Kepa Arrizabalaga te Arsenali për 6 milionë euro
Marcus Bettinelli te Manchester City për 2.3 milionë euro
Në anën tjetër, klubi ka investuar mbi 200 milionë euro për të përforcuar ekipin me lojtarë të rinj dhe premtues si Joao Pedro, Jamie Gittens, Jorrel Hato, Liam Delap dhe Estevao William.
Kjo lëvizje aktive në treg tregon për vazhdimin e strategjisë së rinovimit dhe ndërtimit të një skuadre konkurruese për sezonet e ardhshme.