Telenews

Shiu nuk i pengon, mbi 17 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë

Pavarësisht kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, fluksi i lëvizjeve nga Kosova drejt Shqipërisë mbetet i lartë.

Qytetarët e Kosovës, edhe pse moti me shi, kanë vendosur që fundjavën e gjatë ta kalojnë në bregdetin shqiptar.

“Jam nga Ferizaj. Do të dalim pak për qejf. Çdo dy muaj, për dy tre ditë këtu vijmë e kalojmë fundjavën”, tha një qytetar i Kosovës për RTSh.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Pikën Kufitare të Morinit kanë hyrë dhe dalë mbi 17 mijë persona dhe rreth 11 mijë automjete. Sipas të dhënave, fluksi është në rritje nga java në javë me afrimin e sezonit veror.

Ndërkohë, prej datës 1 maj ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja për kalimin pa kontrolle të automjeteve me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, çka ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në kufi.

Kryeministri Edi Rama, ndërkaq, ka publikuar shifrat e muajit prill sa i takon numrit të vizitorëve të huaj në vendin tonë.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, prilli i këtij viti shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar, me 891,414 vizitorë të huaj, një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin 2025.

Ai shton më tej se nga Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te ShBA, gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike.

Të ngajshme

Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Valjeta Turkaj

Nis hetimi për incidentin në minierën e “Trepçës”, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Valjeta Turkaj

Nura: Lushtaku do t’i përgjigjet prokurorisë sapo ë ketë ftesë zyrtare

Valjeta Turkaj