Telenews

Shkak tradhtia? Hakan flet për ndarjen nga Hande

shkak-tradhtia?-hakan-flet-per-ndarjen-nga-hande

Biznesmeni i njohur Hakan Sabancı ka reaguar pas zërave që qarkulluan në rrjete sociale, të cilët e akuzonin për tradhti ndaj aktores Hande Erçel.

Sabancı u shpreh shkurtimisht:

“Nuk dua të flas për ndarjen. Kjo i përket vetëm jetës sonë personale. Por dua të theksoj se nuk ka pasur asnjë tradhti.”

Jeta private dhe karriera e aktores së serialeve turke, Hande Erçel, është gjithmonë në vëmendjen e fansave. Kujtojmë se në mars 2022 u bë publike ndarja e saj nga aktori Kerem Bürsin, me të cilin luajti çift në serialin e suksesshëm “Trokit në derën time”.

Pak muaj më vonë, mediat turke raportuan për romancën e saj me Hakan Sabancı, trashëgimtar i një prej familjeve më të pasura në Turqi. Megjithëse lidhja e tyre mori një status serioz dhe ata u shfaqën bashkë edhe në Festivalin e Filmit në Cannes, çifti zgjodhi ta mbajë larg syrit të publikut historinë e tyre.

Në nëntor 2023, Hande Erçel mori pjesë në dasmën e një mikeje së bashku me Sabancı.

Fotot e saj në krahët e miliarderit, ku ajo shfaqej e buzëqeshur, duke e përqafuar dhe puthur, u shpërndanë gjerësisht në rrjete sociale.

Të ngajshme

Alba Vukaj mahnit me linjat e përkryera, publikon imazhe nga pushimet në Itali

Valjeta Turkaj

Luizi dhe Kiara ndajnë lajmin e madh për ndjekësit

KushtrimGuraj

Nuk durohet pa e thumbuar, Santiana me poza të nxehta ka një porosi për Patrisin (Foto)

Donat Hashani