Telenews

Shkaktoi vdekjen e pacientit në përpjekje për t’i zmadhuar organin gjenital, dënohet ‘kirurgu’

Një person që shtirej si kirurg plastik është dënuar me 5 vjet burg pasi kreu një ndërhyrje për zmadhimin e organit gjenital të pacientit të tij, i cili ndërroi jetë.

46-vjeçari Torben K., një punonjës kateringu nga Solingen, Gjermani kishte injektuar vaj silikoni në organin e pacientit. Gjykata e distriktit Wuppertal e shpalli fajtor për vdekjen e një personi duke i shkaktuar dhimbje deri në agoni.

Viktima 32-vjeçare vdiq nga sepsisi rreth 7 muaj pas ndërhyrjes në Korrik 2019. Torben nuk ka asnjë kualifikim mjekësor dhe i ofronte shërbimet online. Ndërhyrja u krye në shtëpinë e tij në Solingen.

Sipas dëshmisë të motrës së pacientit, vëllai i saj kishte dyshime përpara se Torben ta bindte. Por në vend që rezultati të ishte ai që kishte pritur, ai u kthye në shtëpi me probleme frymëmarrjeje.

Pacienti shkoi në disa spitale, por vdiq për shkak të helmimit të gjakut dhe mosfunksionimit të mëlçisë e veshkave. Prokurorët u shprehën se ai kaloi muaj të tërë në agoni përpara se të ndërronte jetë në Shkurt 2020.

Ndërkohë nga hetimet doli se Torben kishte kryer të njëjtën procedurë te një person tjetër në Mars të këtij viti. Ai refuzon të tregojë llojin e vajit të silikonit që është përdorur. Në gjykatë, Torben tha se kishte bërë vetëm atë që i kishte kërkuar pacienti.

Vendimi nuk është ende aktiv.

Injeksionet me lëng silikoni për zmadhimin e organeve gjenitale janë përdorur prej vitesh, pavarësisht rreziqeve që përmbajnë. Ato bëjnë që organizmi të reagojë ndaj substancës së huaj dhe të krijojë një masë të trashë – granulomën.

Në teori, kjo zmadhon indin ku injektohet duke i dhuruar pacientëve meshkuj organin gjenital të dëshiruar. Kjo praktikë mund të shkaktojë një reaksion të fortë inflamator dhe silikoni duhet të hiqet patjetër.

E vetmja zgjidhje është ndërhyrja por dëmi dhe pasojat mund të jenë të përhershme.

Të ngajshme

Rrahet mizorisht një person në qendër të Pejës, publikohen pamjet (VIDEO)

Donat Hashani

Kurti takohet me ministrin për Evropë të Francës, ja çka folën

Donat Hashani

Bajqinovci ankohet në opozitën: Prej mëngjesit deri në darkë, janë nëpër emisione

Donat Hashani