Telenews

Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj

Këshilli Bashkiak, pas fjalëve të kryetarëve të grupeve të Këshilltarëve në mbledhjen për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka hedhur në votim propozimin për shkarkimin e tij.

Këshilltarët kanë votuar shkarkimin e tij si mazhorancë dhe opozitë me 51 vota pro.

Në mbledhje munguan 3 anëtarë të këshillit bashkiak, Anuela Ristani, kryetare e komanduar dhe këshilltarët e majtë Gazmend Paja dhe Joleza Koka.

Të premten, Veliaj i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Sekretari i Këshillit, Behar Zeneli iu përgjigj se në rast se kryebashkiaku nuk mund të paraqitet fizikisht në mbledhje, mund të dërgojë pretendimet me shkrim.

Erion Veliaj, akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Veliaj është shkarkuar nga posti me shumicë votash, pasi për shkarkimin e tij votuan Partia Socialiste, Partia Demokratike, Nisma Thurrje dhe PS Nisma. Ndërkohë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike nuk morën pjesë në votim.

Gjithashtu, këshilltarët, Aldo Merkoci, Gazment Paja, Joleza Koka dhe Alfred Muharremi nuk morën pjesë në procesin e votimit. /Euronews

Të ngajshme

Operacioni “Reçaku II”, pesë të arrestuar për krime lufte

KushtrimGuraj

KEDS po kryen punime, ndërprerje të energjisë në disa qytete

KushtrimGuraj

Fëmija me trotinet përplaset me veturën e Policisë në Pejë – lëndohet i mituri, shoqërohet në polici prindi

KushtrimGuraj