Telenews

Shkëlzen Gashi i reagon ashpër Përparim Ramës për mbeturinat në kryeqytet

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka kritikuar pushtetin komunal të Prishtinës drejtuar nga Përparim Rama për mos zbatim të planit me të cilin i fituan zgjedhjet lokale në vitin 2021.

AI ka thënë se Prishtina vazhdon të ketë probleme me çështje si kanalizimi, uji, e deri vonë edhe me bërllokun.

Sipas Gashit, deri para disa muajve Prishtina ishte e mbuluar nga bërlloku, por prishja e koalicionit LDK-PDK, bëri që të vjen drejtori i ri i Shërbimeve Publike dhe e ndryshoi këtë, duke e pasur fjalën për Bekim Brestovci.

“Ti sot ke problem të tmerrshëm me kanalizim, ke problem me ujë 24 orë”, ka shpjeguar ndër tjerash Gashi problemet e kryeqytetit.

“Mos kishte qenë prishja e këtij koalicioni, a e keni pa qysh ke tu na mbytë bërlloku deri para 2-3 muajve, dmth kantat e bërllokut nuk ishte në gjendje me u pastru. Pasi u prish koalicioni me PDK-në ndodhi diçka, erdhi një person u bë drejtor i Shërbimeve Publike që nuk e njoh, por ai për 2-3 muaj vendosi rregull e rend dhe e shpëtoi me fytyrë në këtë pikë, vetëm në këtë pikë nëse mundemi me thënë. Tash kontejnerët i kemi në rregull në krejt qytetin ata pastrohen çdo ditë”, ka thënë Gashi.

Të ngajshme

Behgjet Pacolli: Kenia njohu sot zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës

Valjeta Turkaj

Sulmet me dronë tregojnë se Rusia nuk dëshiron paqe, thotë Zelensky

Valjeta Turkaj

“Ka gjasa të mbetet i palëvizshëm”, detaje për gjendjen e punëtorit të sigurimit që u plagos gjatë grabitjes në Veternik

Valjeta Turkaj