Telenews

Shkencëtarët i kundërpërgjigjen Trumpit, pasi tha se termocentralet nuk kontribuojnë në ngrohjen globale

Administrata Trump po përballet me reagime nga shkencëtarët, të cilët thonë se qeveria amerikane po injoron të dhënat bazë mbi ndikimin e emetimeve industriale në cilësinë e ajrit.

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) publikoi këtë javë një propozim të ri për të ulur kufizimet mbi emetimet e gazrave serrë dhe ndotësve të tjerë nga termocentralet që djegin lëndë djegëse fosile.

Në propozimin e saj, agjencia deklaron se emetimet e dioksidit të karbonit që bllokojnë nxehtësinë “nga termocentralet me lëndë djegëse fosile nuk kontribuojnë në ndotjen e rrezikshme të ajrit”.

A do ta zvogëlojnë kompanitë ndotjen nga mikroplastika?

Shkencëtarë—ekspertë në klimë, shëndetësi dhe ekonomi— thanë për Associated Press se deklarata e agjencisë ishte shkencërisht e pasaktë. Shumë prej tyre e quajtën atë dezinformatë, transmeton Klankosova.tv

Ja çfarë thanë disa prej tyre:

“Ky është ekuivalenti shkencor si të thuash që pirja e duhanit nuk shkakton kancer të mushkërive “, tha shkencëtari i klimës, Zeke Hausfather i kompanisë teknologjike Stripe.

“Kimia bazë dikton që djegia e qymyrit dhe gazit natyror çliron dioksid karboni, dhe fizika bazë dikton që CO2 ngroh planetin. Ne i dimë këto fakte të thjeshta që nga mesi i shekullit të 19-të “, tha Philip Mote, një klimatolog i Shtetit të Oregonit.

Dr. Howard Frumkin, ish-drejtor i Qendrës Kombëtare të SHBA-së për Shëndetin Mjedisor dhe profesor në pension i shëndetit publik në Universitetin e Uashingtonit, tha se “centralet elektrike me qymyr dhe gaz janë kontribues të rëndësishëm në ndryshimet klimatike”, të cilat “rritin rrezikun e valëve të nxehtësisë, stuhive katastrofike, sëmundjeve infektive dhe shumë kërcënimeve të tjera shëndetësore”.

“Deklarata e tyre bie ndesh drejtpërdrejt me provat e paraqitura nga mijëra shkencëtarë nga gati 200 vende gjatë dekadave “, tha Kathy Jacobs, një shkencëtare e klimës në Universitetin e Arizonës.

 

Të ngajshme

Imzot Dodë Gjergji pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet të bashkohemi si komb

Yllka Gashi

Policia paralajmëron bllokimin e rrugëve në Prishtinë e Fushë-Kosovë të dielën

Yllka Gashi

Mbi 2600 faqe dokumente kurrikulare, Ahmeti: Nuk gjeta askund emrin e UÇK-së

Yllka Gashi