Telenews

SHKENDA DUBOVA – STORIE E SUKSESIT PËR GRATË NË BIZNES

E kishte nisur karrierën si muzikante, por gjatë rrugës artistike, Shkenda Dubova rrugëtimin e saj tash po e vazhdon edhe me një punë të veçantë.
 
Dubova e hapi një qendër dobësimi të cilën tash e ka shëndrruar në storie të suksesshme dhe model për gratë që duan të jenë të suksesshme në biznes, shkruan Telenews.al
 
Ideja e Shkendës kishte filluar të realizohet në vitin 2011 dhe kur jemi në vitin 2022, janë bërë plotë 11 vite sukses, të cilat kanë dhënë frytet e veta, sepse puna e saj po bën bujë të madhe edhe jashtë Kosovës.
 
Qendra e parë e dobësimit e këngëtares ishte hapur në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, derisa brenda pak viteve ato përveç Kosovës, tash shtrihen edhe përtej kufinjëve shqiptarë.
Qendra e dobësimit – Shkenda Dubova në Kosovë gjendet në këto qytete: Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Gjakovë.
Dubova pikat e saj i ka hapur edhe në Shqipëri (Tiranë), Maqedoni (Shkup), Zvicër (Gjenevë, Zurich, Aargao), Gjermani (Bochum, Stuttgard, Ingolstad, Berlin) dhe Belgjikë (Bruksel), gjersa së shpejti qendra do të hapet dhe në (Britani) Londër, Dubai, (Greqi) Athinë, Austri (Vienë) etj.
Natyrisht që puna e Shkendës me këtë qendër dobësimi i ka kaluar pritshmëritë dhe këtë e di mirë edhe ajo, sepse e arriti qëllimin sigurisht me shumë punë, mund dhe sakrificë ndaj pasionit për të ndryshuar jetët e njerëzve.
Shumë njerëz që e kishin humbur vetëbesimi për fizikun e ëndrrave, por tek qendrat e Shkendës për dobësim, tash po të gjejnë zgjidhjen e tyre jetësore dhe për ata që kan probleme mund heqin lehtë, përgjithmonë peshën e tepërt. /Telenews.al/

Të ngajshme

Drama e një shëndetësie që vret/ Si po ‘helmohen’ shqiptarët me ilaçe të dyshimta

Hafize Elshani

Kuku çka kish n’Tik Tok / Sevdai Radogoshi flet për të rinjtë shqiptar

Donat Hashani

Skandalet në veshjet e këngëtareve të estradës kosovare (VIDEO)

Donat Hashani