Telenews

Shkëputje masive e dheut në një hidrocentral në ndërtim në Gramsh, zë poshtë dy punonjës

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Poroçan të bashkisë Gramsh të Shqipërisë, ku një masiv dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dy punëtorë janë zënë nga dheu në momentin e shembjes së kanalit, shkruan A2 CNN.

Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e tyre.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në kantierin e punimeve.

Të ngajshme

Fundjava e fundit e 2025-ës vjen me ngrica e temperatura në minus

KushtrimGuraj

ZRRE mbledh kompanitë furnizuese me rrymë për të biseduar për sigurim të pandërprerë gjatë fundvitit

KushtrimGuraj

Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim

KushtrimGuraj