Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se 47 zyrtare korrektuse kanë filluar punën në SHKK.
Në ceremoninë e organizuar nga SHKK, mori pjesë edhe Ministrja Haxhiu tha se kjo është një inciativë e bazuar në Ligjin për Barazi Gjinore.
“Një iniciativë të tillë si Ministri e Drejtësisë e kemi marrë bazuar edhe në obligimet që dalin nga Ligji për Barazinë Gjinore, por edhe në programin tonë qeverisës dhe përpjekjet e aspiratat tona të përbashkëta për barazi gjinore dhe krijim të kushteve të përshtatshme për trajtim të barabartë”, tha Haxhiu.
Sipas njoftimit të SHKK-së, zyrtaret do të fillojnë trajnimin shtatëmujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, Qendrën Korrektuese Lipjan, Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

