Telenews

Shkodër: Arrestohet 19-vjeçari, kapen rreth 165 mijë € të dyshuara të falsifikuara dhe municion luftarak

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, kanë finalizuar operacionin e koduar “Livadhet 3”, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkodrës.

Në kuadër të operacionit është vënë në pranga shtetasi O. Ç., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Siç njofton Policia e Shtetit, gjatë kontrolleve të kryera në banesat e disa shtetasve të dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të lidhura edhe me dy operacionet e mëparshme “Livadhet 1” dhe “Livadhet 2”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në banesën e 19-vjeçarit: 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, një automjet të dyshuar të vjedhur në Fushë-Krujë në vitin 2019, si dhe dy targa të dyshuara të vjedhura në Tiranë në vitin 2025.

  

Të ngajshme

“Nuk sakrifikojmë ne për KEDS”-in, qytetarët njëzëri kundërshtojnë rritjen e çmimit të rrymës

Valjeta Turkaj

Dyshimet për dallavere me vota, ndalohet edhe një kryesuese në Deçan

Valjeta Turkaj

KQZ publikon shifrat se sa shpenzuan partitë politike për tre muaj

Valjeta Turkaj