Telenews

Shkodra Elektronike në Top 10 të Eurovision 2025: Donim të fitonim zemrat tuaja — dhe duket se ia dolëm

shkodra-elektronike-ne-top-10-te-eurovision-2025:-donim-te-fitonim-zemrat-tuaja-—-dhe-duket-se-ia-dolem

Pas një performance energjike që ndezi skenën e Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, grupi Shkodra Elektronike është shprehur për herë të parë për suksesin e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata falënderuan publikun për dashurinë dhe mbështetjen, duke theksuar se qëllimi i tyre kryesor ishte të fitonin zemrën e publikut — një mision që, sipas tyre, u realizua me sukses.
“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo? Faleminderit,” u shpreh grupi.

Me këngën “Zjerm”, Shkodra Elektronike arriti të renditej në vendin e tetë, duke grumbulluar 218 pikë. Projekti u veçua për stilin modern të ndërthurur me elemente tradicionale shqiptare, duke sjellë një identitet të fortë muzikor në skenën ndërkombëtare.

Fitues i edicionit të këtij viti u shpall Austria, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë u zunë nga Izraeli dhe Estonia.

Të ngajshme

Në muajin e Ramazanit, Genta Ismaili befason me postimin

KushtrimGuraj

“Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”/ Debat i ashpër mes Juelës dhe Mateos

Rrezarta Ramaj

Taylor Swift prek shifrën 2 miliardë dollarë, duke lënë pas pasurinë e Kim Kardashian

Rrezarta Ramaj