Telenews

Shkodran Mustafi merr post të rëndësishëm në Kombëtaren Gjermane

hkodran Mustafi do të jetë ndihmëstrajner i Kombëtares U21 të Gjermanisë, duke mbushur hapësirën që la Hermann Gerland pas përfundimit të karrierës së tij si trajner aktiv.

Kampioni i botës në vitin 2014 plotëson skuadrën stërvitore të përbërë nga trajneri kryesor Antonio Di Salvo dhe asistenti Ovid Hajou.

Mustafi do të nisë detyrën e tij me Kombëtaren U21 nga 1 shtatori.

Gjatë periudhës së parë të grumbullimit, skuadra ka në plan një miqësore në Shqipëri më 5 shtator dhe ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2027 ndaj Letonisë në Rostock më 9 shtator.

Të ngajshme

Zbulohet plani ‘sekret’ i Real Madridit me Mastantuonon

KushtrimGuraj

Partizani i Beogradit dhe Lech Poznani dënohen për mesazhet politike kundër Kosovës

Donat Hashani

Menaxheri i Zekës tregon arsyjen e dhimbshme, pse lojtari i tij iku nga klubi rumun

Donat Hashani