Telenews

Shkoi për të punuar në Greqi, shqiptari gjendet i pajetë në det

Një 53-vjeçar shqiptar që u nis në ishullin Kos, të Greqisë për të punuar është gjetur i pajetë në det.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, familjarët kanë konfirmuar se trupi i 53-vjeçarit të gjetur në zonën detare të portit të Siros i përket shqiptarit Shkëlqim Hysi.

Mësohet se rojet bregdetare gjetën trupin në kalbje të avancuar në det dhe me ndihmën e zhytësve bënë të mundur nxjerrjen e tij.

Familjarët që kishin shpallur të zhdukur 53-vjeçarin dhe ishin në kërkim të tij, pasi u morën në pyetje nga autoritetet greke konfirmuan identitetin e viktimës.

Autopsia e trupit të shqiptarit do zbulojë më shumë detaje rreth vdekjes së tij dhe hedhjes së trupit në det.

Të ngajshme

Aksidenti me fatalitet në rrugën Prishtinë–Pejë, viktimat janë një çift bashkëshortor nga Drenasi

Valjeta Turkaj

Specialja rifillon punën, sot konferenca për rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Erzana Fazliu

Bill Clintoni feston sot ditëlindjen e 79-të

Erzana Fazliu