Telenews

Shkolla e futbollit “Përparimi” U11 arrin sukses të madh në Shqipëri, zë vendin e tretë

shkolla-e-futbollit-“perparimi”-u11-arrin-sukses-te-madh-ne-shqiperi,-ze-vendin-e-trete

Grupmosha U11 e shkollës së futbollit “Përparimi” nga Prishtina ka shënuar një rezultat të rëndësishëm në garat e zhvilluara në Shqipëri, duke u renditur në vendin e tretë mes shumë ekipeve pjesëmarrëse.

Pjesmarrësit e shkollës “Përparimi” treguan disiplinë, përkushtim dhe shpirt të lartë gare në çdo ndeshje, duke dëshmuar rritjen e tyre të vazhdueshme dhe punën e mirë që po bëhet brenda klubit, raporton ORAinfo.

Stafi i “Përparimit” u shpreh krenar për paraqitjen e ekipit, duke e cilësuar këtë sukses si rezultat të angazhimit të pandalur të futbollistëve të rinj.

Klubi gjithashtu ka falënderuar prindërit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në motivimin dhe zhvillimin e lojtarëve të vegjël.

“Përparimi” i uron ekipit U11 dhe grupmoshave tjera të kësaj shkolle suksese të tjera në garat e ardhshme, duke theksuar se objektivi mbetet i njëjtë: rritja e talenteve dhe arritja e rezultateve të reja pozitive.

Të gjithë të interesuarit qe dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj shkolle mund të kontaktojnë në këta numra: 045-703-704 dhe 045-188-000.

Po ashtu mund t’i gjeni në Facebook dhe Instagram.

Postimi i plotë nga shkolla “Përparimi”:

Të ngajshme

Emri i Fisnik Asllanit përmendet në mediat spanjolle, Barcelona favorite për të nënshkruar me të?!

Valjeta Turkaj

Cardinale hap thesin, Tare transferon yllin 40 milionësh

KushtrimGuraj

Man Utd ofron kontratë rekord për Bruno Fernandes, 23 milionë euro në vit

KushtrimGuraj