Telenews

Shkon në 67 mijë e 967 numri i të vrarëve në Gaza

Në përditësimin e saj të fundit ditor, Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se 67 mijë e 967 persona janë vrarë në Rrip që nga sulmet e 7 tetorit.

29 persona të tjerë i janë shtuar totalit në 24 orët e fundit, përfshirë tre që “i janë nënshtruar plagëve të marra” dhe 22, mbetjet e të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat, shkruan BBC.

Ministria thotë se katër persona të tjerë u vranë në 24 orët e fundit.

Ndryshe, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ende kontrollojnë afërsisht 53% të Rripit të Gazës dhe kanë deklaruar se do të vazhdojnë të veprojnë për të mbrojtur trupat e tyre në terren.

Të ngajshme

PDK paralajmëron: Nëse dështon Kurti, ne do të marrim iniciativën për të formuar Qeverinë

Donat Hashani

Parlamenti i Shqipërisë nuk e voton rezolutën që e dënon gjenocidin serb në Kosovë

Donat Hashani

Ushtarët e Kosovës në trajnim të përbashkët me ShBA-në, Shqipërinë e Kroacinë

Donat Hashani