Telenews

Shkrimtarja suedeze për Kadarenë: Ai vdiq pa marrë çmimin Nobel, por ti mos vdis pa e lexuar

Gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare ka qenë gjithmonë i vlerësuar për veprat e tij në arenën ndërkombëtare duke e futur Kadarenë në historinë e letërsisë botërore.

Shkrimtarja suedeze Kajsa Ekis Ekman, e ftuar në emisionin “Zona Zero”, foli me vlerësim të madh për Kadarenë dhe ndjesitë e saj tashmë që shkrimtari i shquar u nda nga jeta më 1 korrik.

Kajsa Ekis Ekman foli edhe për çmimin Nobel për të cilin Kadare mund të jetë autori me më shumë nominime por që nuk iu dha mundësia ta merrte. Ajo e cilëson Kadarenë si një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë, i cili e meritonte çmimin Nobel duke shprehur edhe një keqardhje që ai nuk arriti ta marrë.

Sipas shkrimtares suedeze, përfshirja e politikës në dhënien e çmimit prestigjioz nuk është e drejtë duke shtuar se shumë shkrimtarë të cilët nuk janë në nivelin e Kadaresë e kanë marrë këtë çmim.

“Kush e ka marrë çmimin Nobel janë shkrimtarë të dobët, mund të kenë shkruar 1 deri në 3 libra të mirë, ndërsa Ismail Kadare ka shkruar kaq shumë libra që e klasifikojnë ndër shkrimtarët më të mëdhenj. Çdo vit uroja që ta merte çmimin dhe tani nuk mund të ndodhë më, prandaj edhe unë zgjodha edhe titullin për artikullin ‘mos vdis pa e lexuar Ismail Kadarenë. Ai vdiq pa marrë çmimin, por ti mos vdis pa e lexuar”, u shpreh Kajsa Ekis Ekman.

Në lidhje me letrat e dërguara, të cilat e cilësonin Kadarenë si bashkëpunëtor i regjimit komunist apo njeri i oborrit të Enver Hoxhës, Ekam thotë se letërsia nuk duhet të përzihet më politikën dhe se ka ndodhur edhe me shkrimtarë të tjerë. Ajo ka shtuar se nuk ka informacion për këto shkrime.

“I kam dëgjuar këto fjalë dhe kam folur me një anëtar të akademisë suedeze dhe e pyeta nëse ishte e vërtetë , më ka thënë se nuk kishte dëgjuar për diçka të tillë, por akademia nuk ndikohej sepse vazhdimisht shkruanin letra edhe për të tjerë, jo vetëm për Kadarenë”, tha shkrimtarja.

Të ngajshme

Detaje tronditëse – U përplasë nga një veturë teksa ishte në shiritin emergjent në autostradën “Arbën Xhaferi”

Donat Hashani

Pas paraqitjeve “live” në Tik Tok, Hajrizi lajmërohet edhe në emision: S’jam as në Kosovë e as në Ballkan (VIDEO)

Donat Hashani

OVL e UÇK-së në Ferizaj kërkon nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit

Donat Hashani