Një fatkeqësi e përmasave të frikshme është shmangur sot në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë.
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovë “INFRAKOS” SH.A, ka njoftuar sot se në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë ka ndodhur një akt i ulët nga individë të papërgjegjshëm, të cilët kanë hedhur gurë mbi trasenë hekurudhore, në dalje të stacionit Cerrovikë, respektivisht në kilometrin 37+500, transmeton Telenews.al
Në njoftimin e INFRAKOS, bëhet e ditur se falë vigjilencës dhe profesionalizmit të makinistëve të trenit (Trasa 761), është shmangur një fatkeqësi e mundshme, duke mbrojtur jetën e qindra udhëtarëve që po përdornin këtë linjë për udhëtim.
Në reagim Infrakos dhe Trainkos dënojnë ashpër këtë akt të papranueshëm, i cili ka cenuar sigurinë e vendit dhe ka vënë në rrezik serioz jetën e shumë qytetarëve të pranishëm në trenin e linjës.
Nga Trainos thonë se ky nuk është një akt i thjeshtë, por një veprim që duhet të vëjë në lëvizje organet e rendit, duke bërë thirrje tek organet e sigurisë që të hetojnë dhe të zbardhin sa më shpejt këtë veprim të rrezikshëm, duke siguruar që autorët të marrin dënimin e merituar. /Tenelews.al
Njoftimi i plotë i Infrakos:

