Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, pasi vetura zyrtare e tyre është goditur një veturë tjetër.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rast në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka goditur me veturën e tij dhe automjetin zyrtar të PK-së me ç’rast është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia.

