Telenews

Shoferi shpëtoi disa sekonda përpara se vetura të përfshihej nga flakët

Një oficer policie dhe një kalimtar i rastit i shpëtuan jetën një shoferit pak para se vetura e tij të përfshihej nga flakët në Las Vegas, Nevada.

Një video e shpërndarë nga Departamenti i Policisë Metropolitane shfaqi një veturë të markës BMW-në, i cili ishte përplasur me një palmë.

Nga kapaku i veturës po dilte tym ndërsa një oficer policie dhe një kalimtar rasti po punonin për ta larguar shoferin, i cili duket se ishte pa ndjenja.

Disa sekonda pasi e nxjerrin shoferin nga automjeti, ky i fundit mori flakë dhe pësoi dëme të konsiderueshme.

Zjarri është shuar ndërsa drejtuesi i veturës është dërguar në spital për trajtime të mëtejme. Gjithashtu edhe polici është transportuar për në spital

Ndryshe, autoritetet amerikane kanë filluar hetimet rreth aksidentit dhe shumë shpejt do të zbardhin detajet e para.

 

Të ngajshme

Ligji për Specialen, senatorët amerikanë: Shpresojmë që Apeli do të çojë në rezultat që mund ta kuptojnë qytetarët

Rrezarta Ramaj

Alarm në aeroportin e Nurembergut, pezullohen fluturimet pas një emergjence –

KushtrimGuraj

Trump: SHBA-ja vazhdon të ndajë informacione të inteligjencës me Ukrainën –

KushtrimGuraj