Telenews

Shokuese: Ja çfarë gjeti Policia e Kosovës dhe AUV..

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kanë kryer e disa depove të furnizuesve të mishit dhe produkteve të mishit, ku kanë gjetur mbi 2 mijë kilogramë mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se kjo sasi e mishit është asgjësuar.

LEXO EDHE KETE

Osmani takohet me deputeten britanike Kearns, i kërkon të merren masa ndëshkuese ndaj Serbisë

“PRODHIM DHE VËNJE NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Prishtinë 20.10.2023. Njësitë policore në bashkëveprim me Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinës kanë kryer kontrollin e disa depove të furnizuesve të mishit dhe produkteve të mishit. Gjatë kontrollit  janë hasur produkte të mbajtura jashtë procedurave të ruajtjes, mall pa origjinë, afat të skaduar, të cilat janë konstatuar në lokacionet e inspektuara/kontrolluara, janë gjetur rreth 2000 kg (dymijë), mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, i cili është asgjësuar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të  rregullt”, thuhet në raport./Telenews/

Të ngajshme

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu

Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, 300 euro dënim dhe ndalim mjeti për shoferin në Ferizaj

Erzana Fazliu

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme

Donat Hashani