Telenews

SHOQATA E BANKAVE: SEKTORI BANKAR PO BALLAFAQOHET ME NUMËR TË LARTË TË SULMEVE TË ARMATOSURA

Sot në orët e mëngjesit në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e një banke, nga tre persona të armatosur.
Grabitja kishte ndodhur në orën 08:40 në një filiale banke në lagjen Dardania.
E pas kësaj grabitjeje, ka reaguar Shoqata e Bankave të Kosovës.
Shoqata ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve.
“Në mëngjesin e ditës së sotme është sulmuar një filial i një banke komerciale, me ç‘rast është kryer grabitje e armatosur, duke tronditur stafin, klientët e bankës dhe qytetarët në vendin e ngjarjes. Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e drejtësisë të sigurojnë faktet e nevojshme për të shqiptuar dënimet më të larta sipas ligjit të cilat do të dekurajonin këto sulme që cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë”, thuhet në reagim .
Shoqata e Bankave të Kosovës thekson se në vitet e fundit sektori bankar është ballafaquar me numër të lartë të sulmeve të armatosura, gjë që paraqet një shqetësim serioz për këtë sektor.
“Siguria e bizneseve për të afaruar lirshëm është e garantuar dhe duhet të mbrohet me çdo kusht nga institucionet e sigurisë, prandaj kërkojmë veprime konkrete dhe të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të ofruar një ambient të sigurt për bizneset dhe qytetarët në Kosovë”, thuhet më tej.

Të ngajshme

Pragë, del fotografia e liderëve të Komunitetit Europian të Macronit

Donat Hashani

3 deri 6 muaj punë në Gjermani, Ambasada me detaje për kosovarët e interesuar

Donat Hashani

Sekuestrohen 83 kg kanabis në Shkodër, në pranga katër persona

Donat Hashani