Telenews

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës e shqetësuar nga ndërprerja e energjisë për biznese

Shoqata e Prodhueseve të Kosovës, në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka shprehur shqetësimin e thellë për pasojat që do të shkaktojë ndërprerja e furnizimit me energji elektrike për bizneset, siç është paralajmëruar nga data 16 gusht.

“Ne, prodhuesit e Kosovës, i bëjmë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të mos zbatojë masën e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike për bizneset nga data 16 gusht” thuhet në komunikatën e tyre.

Sipas shoqatës, ndërprerja e energjisë do të sjellë pasoja të rënda në ndërprerjen e prodhimit, humbjen e vendeve të punës, rritjen e çmimeve për konsumatorët, dëmtimin e kontratave me partnerët ndërkombëtarë, si dhe uljen e konkurrueshmërisë së prodhuesve kosovarë në tregjet e huaja.

“Ne nuk jemi kundër liberalizimit të tregut të energjisë, por kërkojmë që ky proces të zbatohet në mënyrë transparente, me konsultime të mirëfillta dhe me çmime të arsyeshme, të krahasueshme me rajonin.

Prandaj, kërkojmë nga ZRRE të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme që mbron prodhimin vendor dhe ekonominë e Kosovës” thuhet tutje në komunikatë.

Të ngajshme

S’certifikohen “Lidhja e Prishtinës” dhe “Lëvizja … e Shqipëtarëve” – arsyjet janë të çuditshme

Donat Hashani

KEDS-i nis shkyçjen e bizneseve që nuk kanë marrëveshje me furnizues të licencuar

Donat Hashani

Zelensky tregon se kur do të takohet me Trumpin

Donat Hashani