Është shoqëruar në stacionin policor në Veri të Mitrovicës, politikani serb Aleksander Arsenijeviq.
I njëjti dyshohet se i ka fishkëlluar kryeministrit Albin Kurtit, i cili sot ka vizituar bizneset e shqiptarëve në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se Arsenijeviq është shoqëruar në stacionin policor së bashku me një person tjetër.
“E kemi shoqëruar në stacionin policor në Jug atë dhe një tjetër, për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, deklaroi Elshani.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në veri të Mitrovicës.
Ai ka vënë gurthemelin e objektit për stacion policor në fshatin Leshak të Leposaviqit.
Kurti është shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./teve1.info/