Telenews

Shorti i Play-Off për Kampionatin Botërorë – Kosova dhe Shqipëria nesër mësojnë rivalët në Zurich

shorti-i-play-off-per-kampionatin-boterore-–-kosova-dhe-shqiperia-neser-mesojne-rivalet-ne-zurich

Shorti i Play-Off për Kampionatin Botërorë – Kosova dhe Shqipëria nesër mësojnë rivalët në Zurich

Nesër në Zurich të Zvicrës, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e Botës 2026, ku Kosova dhe Shqipëria do të mësojnë kundërshtarët e tyre të gjysmëfinales, si edhe rivalët e mundshëm për finalen e grupit që siguron një vend në Botërorin 2026.

Të dy kombëtaret tona, Kosova dhe Shqipëria, në shortin e play-off-it do të jenë të pozicionuara në vazon 3, së bashku me Irlandën dhe Bosnje-Hercegovinën.

Struktura e shortit

Në total marrin pjesë 16 skuadra në fazën play-off, të ndara në katër vazo sipas renditjes së FIFA-s dhe kritereve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA. Shorti do të përcaktojë tetë gjysmëfinalet dhe katër finalet e mundshme, të cilat do të luhen në mars 2026.

Ekipet e vazos së parë do të përballen me ekipet e vazos së katërt, ndërsa ekipet e vazos së dytë përballen me ekipet e vazos së tretë.

Vazot e shortit

Vazo 1: Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina


Vazo 2: Polonia, Uellsi, Çekia, Sllovakia


Vazo 3: ShqipëriaKosova, Irlanda, Bosnje-Hercegovina


Vazo 4: Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut

Kjo do të thotë se Kosova dhe Shqipëria do të përballen me një nga skuadrat e vazos së dytë: Poloninë, Uellsin, Çekinë ose Sllovakinë.

Sistemi i ndeshjeve

Gjysmëfinalet zhvillohen me një ndeshje të vetme dhe skuadrat e vazos 1 dhe 2 do ta luajnë ndeshjen në fushën e tyre. Si rrjedhojë, si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, do të luajnë në transfertë.

  • Gjysmëfinalet: 26 mars 2026
  • Finalet: 31 mars 2026

Fituesit e gjysmëfinaleve kalojnë në finalen përkatëse të play-off-it. Shorti përcakton paraprakisht edhe se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë në shtëpi në ndeshjen finale.

Në Zurich pritet një short me emocion të madh, teksa Kosova dhe Shqipëria synojnë të mbajnë gjallë ëndrrën e pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2026.

Të ngajshme

Në fundjavë derbi mes Interit dhe Milanit, caktohet gjzqtari që do ta ndaj drejtësinë

KushtrimGuraj

Barcelona merr ofertën e parë për Ter Stegen

KushtrimGuraj

E bujshme: Manchester United po e transferon yllin e Milanit në janar për 65 milionë euro

KushtrimGuraj