Telenews

“Shota”, vetura e parë ushtarake e blinduar shqiptare

“Shota” është vetura e parë e blinduar ushtarake e prezantuar nga kompania “Timak”.

Para disa javësh Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi kishte paraljmëruar për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, “Made in Albania”.

Peleshi kishte treguar se ekipi i “Timakut” përbëhet nga një ekip që ka 75 për qind vajza të reja, ku sipas njoftimit të tij, kjo kompani eksporton makina në 20 shtete të botës.

Në prezantimin e prototipit në një video në rrjete sociale tregohet se emri i veturës së parë të tillë është “Shota”.

“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare – SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”, shkruhet në përshkrim të videos.

source

Të ngajshme

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Valjeta Turkaj

NASA ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm, një planet të ri

Valjeta Turkaj

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

Valjeta Turkaj