Telenews

Shote Galica, heroina që jeton në kujtesën e çdo brezi

Më 1 korrik përkujtojmë një nga figurat më të fuqishme të historisë sonë kombëtare heroinën Shote Galica. Ajo nuk ishte thjesht bashkëluftëtare e Azem Galicës, por një udhëheqëse, një simbol i guximit dhe një grua që mori pushkën për të mbrojtur atdheun kur pak të tjerë kishin guximin ta bënin këtë.

E lindur më 1895 në fshatin Radicë të Dibrës, Shoteja u rrit me dashurinë për vendin dhe urrejtjen për padrejtësinë. Së bashku me Azemin, ajo luftoi në kuadër të çetave të Lëvizjes Kombëtare kundër pushtuesve serbë në Kosovë. E pamëshirshme në luftë, por fisnike në qëllim, ajo u bë frymëzim për qindra burra që u bashkuan nën komandën e saj.

Pas rënies së Azemit më 1924, Shote Galica nuk u dorëzua. Ajo vazhdoi rezistencën e armatosur edhe kur ishte e vetme, duke u bërë simbol i vendosmërisë dhe i forcës femërore në një kohë kur gratë mezi kishin të drejtë të flisnin. Jeta e saj përfundoi në vitin 1927, në varfëri dhe harrim shtetëror, por emri i saj kurrë nuk u shua nga kujtesa popullore.

Shote Galica ishte dhe mbetet një grua e kohëve të mëdha një heroinë që nuk u thye, që nuk kërkoi lavdi, por dha gjithçka për liri.

Edhe sot, pas 97 vjetësh nga vdekja e saj, sakrifica e Shotës nuk është harruar. Nëpër rrjete sociale shfaqen imazhe të fëmijëve të veshur si Shote dhe Azem Galica, duke kënduar e interpretuar me krenari. Kjo është dëshmia më e mirë se fryma e saj jeton ende  në sytë e brezave të rinj, të cilët e nderojnë dhe e kujtojnë, sepse sakrifica e vërtetë nuk harrohet kurrë.

Lavdi përjetë Shote Galicës!

Të ngajshme

Prokuroria propozon dënim me burg për të miturin që dyshohet se vrau policin Muhamed Lika në Kaçanik

Valjeta Turkaj

Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës

Valjeta Turkaj

Vera s’është veç për pushime TelenewsJobs ka punë për ty!

Valjeta Turkaj