Telenews

Shpallen në kërkim të dyshuarit për plagosjen e policit në Shqipëri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e së dielës në Shkozë të Tiranës, ku ka mbetur i plagosur një zyrtar policor.

të dyshuarit janë në arrati, ndërsa është shpallur në kërkim nga Policia.

Polici i plagosur në momentin e ngjarjes, ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por që në momentin e ngjarjes e kishte shkelur.

Sipas mediave në Shqipëri, autorët të dyshuar janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për borxh me fqinjin e policit.

Në kohën e ngjarjes, polici I plagosur ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Para rreth 5 muajsh për këtë konflikt ai i ka dhunuar vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës, por plumbat kanë plagosur policin.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj