Telenews

Shpat Kasapi së shpejti pjesë e “BBV4”?

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë artisti i mirënjohur Shpat Kasapi. Gjatë intervistës së tij ai është vënë paksa në “siklet” nga një pyetje e bërë prej moderatorëve të cilët e kanë “ngacmuar” duke i thënë “Përse nuk bëhesh pjesë e “BBV”?”

Ai është shprehur se po të njëjtën pyetje merr dhe nga persona të tjerë sidomos në palestër të cilët “e shtyjnë” që artisti të jetë pjesë e këtij reality show pasi në fund të fundit nuk ka asgjë për të humbur.

Por çfarë mendimi ka Shpati për këtë? Ja ç’thotë ai:
“Po pse jo ma kanë thënë shumë njerëz! Sidomos aty në palestër dhe unë i them “unë kërkoj mendimin tënd pse e thua të futem”. E më thonë “ke 20 vite karrierë, s’ke çfarë humb”, edhe unë i them “epo votomë! Do mem pa aty? Votomë!”

Të ngajshme

“Ama do dashni”, thotë Era Istrefi

KushtrimGuraj

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj

Ambasadori francez i bën thirrje klasës politike në Kosovë për kompromis dhe funksionalitet institucional

KushtrimGuraj