Telenews

Shpend Ahmeti shprehet se çka mendon për rezultatin në Prishtinë

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale në kryeqytet, ku kandidati i LDK-së, Përparim Rama, prin për një mandat të dytë.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Ahmeti tha se për të rezultati nuk ishte i papritur, duke theksuar se gara ka qenë e ngushtë dhe se strukturat e partive kanë luajtur rol vendimtar.

“Unë nuk jam i befasuar me rezultat, është pritur një garë, është ajo që ka qenë e ngushtë. Ndoshta ka mujt me qenë Hajrullahu pak përpara, por ajo çka muj me konkludu është se LDK dhe Vetëvendosje kanë strukturë më të fortë”.

Kësaj here Urani (PDK) po të kishte strukturë të fortë, ka qenë e qartë se te njerëzit e pavendosur ka fitu Urani, ndërsa te njerëzit që janë bastion, strukturë, dhe në këtë rast LDK e ka strukturën,  dhe kisha me thënë edhe tutje LVV-ja në anën tjetër e ka ndërtu një strukturë, i ka mbledh maksimumin që kanë mujt me mbledhë në këtë strukturë”, deklaroi Ahmeti.

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:

 

Të ngajshme

Diaspora mund të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve lokale në Kosovë

KushtrimGuraj

Gjergj Dedaj: PDK doli fituese, humbja e VV’së është e domosdoshme për të ardhmen demokratike të Kosovës

Donat Hashani

Zbulohet numri i votave me postë për zgjedhjet e 12 tetorit, kaq janë edhe me kusht

Donat Hashani