Telenews

Shpërndahet një tabelë me gabime në fletvotime, në gati krejt Kosovën – VV dhe PDK me të njejtin mendim

shperndahet-nje-tabele-me-gabime-ne-fletvotime,-ne-gati-krejt-kosoven-–-vv-dhe-pdk-me-te-njejtin-mendim

Një tabelë është shpërndarë nga anëtari i Vetëvendosjes në KQZ Alban Krasniqi si dhe nga deputeti i PDK-së, Artan Behrami. Ajo u tha se erdhi nga Kompani “Cetis” që shtypi fletëvotimet. Në këtë table shihet se ka gabime në pothuajse krejt komunat e Kosovës, me fletëvotime.

Behrami këtë e ka quajtur skandalin më të madh elktoral, pasi sipas tabelës ka gabime në gati krejt Kosovën. Nuk dihet se si kompania ka arritur t’i siguroj numrat e gabimeve, meqenëse në komunikatën e tyre të lëshuar pas skandalit në Mitrovicë, përmendej vetëm Mitrovica dhe Gjakova, si komuna me potencialisht ‘gabime teknike’.

Screenshot

E plotë:
Paramendo, një kompani private ka marrë rolin e KQZ-së. A ka qasje kjo kompani nëpër kanta të votimeve, a?
Skandal!
Nëse kjo, megjithatë, është e vërtetë – atëherë ky është skandali më i madh elektoral në historinë e Kosovës.
Urgjentisht nevojitet një hetim për të rikthyer besimin në procesin zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj