Telenews

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, plagosen 4 persona, mes tyre një 8-vjeçar

Një bombol gazi ka shpërthyer në një fshat të Maliqit mëngjesin e ditës së sotme.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se shpërthimi ka shkaktuar plagosjen e 4 personave, mes të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar.

Të plagosurit e tjerë janë nga mosha 26-32 vjeçare, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për mjekim të specializuar. Po ashtu bëhet me dije se nga shpërthimi të dëmtuarit kanë marrë djegie në pjesën e fytyrës.

Jetnor Mucollari, kryefamiljari i kësaj banese tregon se gjithçka ka ndodhur në momentin e ndërrimit të kokës së bombolës.

Nisur nga ngjarje të tilla që nuk kanë qenë të pakta, policia e Korçës u ka kërkuar qytetarëve që kanë zgjedhur të ngrohen me gaz, të bëjnë kujdes në përdorimin e bombolave të gazit.

Të ngajshme

ZKA nxjerr në pah shkelje në tenderin 15.9 milionësh për mirëmbajtjen e autoudhëve

Yllka Gashi

Tahiri për Thaçin: Lider i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Yllka Gashi

Pyetja për Zelenskyn, Rusia me urdhër arrest për gazetarin gjerman

Yllka Gashi