Telenews

Shpërthen gypi i ujit në Oftalmologji, QKUK: Problemi u sanua, sallat e operacionit funksionale

Në Klinikën e Oftalmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndodhur një defekt teknik, si pasojë e shpërthimit të një gypi të ujit.

Megjithatë nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) pohojnë se  defekti është sanuar menjeherë dhe se sallat e operacionit në këtë klinikë janë funksionale dhe se ndërhyrjet kirurgjike po kryhen sipas planit.

Mirlinda Qyqalla nga zyra e mediave në QKUK tha për Indeksonline se menjeherë pas njoftimit, ekipi i shërbimeve teknike të QKUK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervenuar me kohë, duke e sanuar plotësisht problemin dhe se puna në Klinikën e Oftalmologjisë po vazhdon sipas planit dhe se pacientët po marrin sherbime shendetësore pa pengesa.

“Klinika e Oftalmologjisë na njofton se tri sallat e operacionit janë funksionale dhe po kryejnë ndërhyrjet kirurgjikale sipas planit dhe rregullit të zakonshëm. Po ashtu ju njoftojmë se shërbimet shëndetësore për pacientët po vazhdojnë pa pengesa dhe situata është nën kontroll të plotë”, ka thënë Qyqalla.

Të ngajshme

8 problemet shëndetësore që shfaqin simptomat e tyre në sy

Erzana Fazliu

IKShPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, është mënyra më e mirë për mbrojtjen e fëmijës

Donat Hashani

SHBA drejt largimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Valjeta Turkaj