Fjolla Morina, ka tash e sa kohë që merr vëmendjen me reagimet e saj në rrjetet sociale.
Pak muaj pasi bëri një video lidhje direkte ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, Fjolla kësaj radhe ka bërë një “goditje” tjetër.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar një video të gjatë ku akuzon menaxherin Jetmir Agaj dhe disa këngëtare, të cilave nuk u përmend emrat.
Ditën e sotme për arsye që ende nuk dihen, këngëtarja e hitit “Fb” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa shkrime, me akuza dhe ofendime ndaj disa prej emrave të estradës, kësaj radhe duke iu drejtuar me emra.

Me këtë, ajo la të kuptohet se ajo ka probleme dhe po akuzon Morena tarakun, Arbnora Ademajn dhe Shkenda Dubovën.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes këngëtares dhe emrave të lartpërmendur, megjithatë duket qartë se raportet mes tyre janë shumë të tensionuara.

