Telenews

Shpërthen një bombolë e oksigjenit në Kaçanik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole të oksigjenit në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, konkretisht në fshatin Nikaj.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizaj.

“Janë njoftuar edhe shërbimet emergjente mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në këtë rast një person është i lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në fabrikën për mbushje të bombolave të oksigjenit. Personi i lënduar pas ndihmës së parë në Kaçanik është dërguar në QKUK-Prishtinë”, tha Veseli.

Veseli tha se për momentin, njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet hetimore dhe të sigurisë për ndriçimin e plotë të rastit.

“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, deklaroi ai.

Të ngajshme

Bie çmimi i derivateve në botë, Kosova ende s’ka lëvizur

Valjeta Turkaj

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, Britanisë i rekomandohet të marrë lidership në Ballkan

Valjeta Turkaj

Supremja pranon ankesën e AAK-së për Junikun, PZAP-ja detyrohet ta shqyrtojë kërkesën për rivotim

Valjeta Turkaj