Telenews

Shpërthen zjarri në një punëtori roletash në Prizren, dëmi konsiderohet milionësh

Një zjarr i madh ka përfshirë orët e hershme të mëngjesit të sotëm një depo/punëtori për prodhimin e roletave në lagjen Arbana të Prizrenit. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Sinjali mëson se rreth orës 03:50 të mëngjesit policia është njoftuar për shpërthimin e zjarrit, ndërsa patrulla ka reaguar menjëherë duke dalë në vendngjarje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit.

“Rojet fizike, të cilat gjendeshin aty afër, kanë deklaruar para policisë se kanë parë momentin e shpërthimit fillestar të flakëve.

Në terren po punojnë njësitë e zjarrfikësve, të cilat janë angazhuar për lokalizimin dhe fikjen e zjarrit, teksa prania e flakëve ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas vlerësimeve të para, dëmi dyshohet të jetë rreth 2.5 milionë euro“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendngjarje kanë dalë mbikëqyrësi i hetimeve, ekipet hetimore të stacionit dhe rajonit, si dhe njësia e Forenzikës.

Prokurori i shtetit është njoftuar menjëherë për rastin dhe me urdhër të tij është iniciuar procedura “Incident zjarri”.

Hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim me Prokurorinë Themelore.

Të ngajshme

Kurti jep sinjale bashpunimi me partitë tjera: Do t’i takojmë e do të komunikojmë

Rrezarta Ramaj

Numërimi drejt fundit, LVV bie në 42.94 %, PDK 21.05% , LDK 17.63 %, AAK 7.18 %

Rrezarta Ramaj

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, kjo është partia prijëse në kryeqytet

KushtrimGuraj